Gruaja trondit fushatën në SHBA: Trump më dhunoi kur isha e mitur

trump-gruaja16Donald Trump ka një rast në gjykatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku akuzohet se ka dhunuar një femër e cila kishte vetëm 13 vjet. Ky rast ka ndodhur në vitin 1994 në një aheng në New York, organizuar në një nga apartamentet e Trump. Për këtë rast ishte burgosur Jeffrey Epstein nën akuzat për pedofili, shkruan The Independent.

Në dokumentet e akuzës supozohet se Trump dhe Epstein kanë abuzuar seksualisht me të miturën në katër ahengje të ndryshme, dhe se Trump e ka dhunuar atë në ahengun e katërt dhe të fundit që ajo kishte qenë e pranishme.

Ajo ka sqaruar se ishte nxitur të shkonte në këto ndeja nën premtimet se “do të më ofroheshin para dhe një karrierë modelingu”.

Paditësja, po ashtu pohon se Trump i ka thënë asaj se nëse ndonjëherë zbulon atë që ka ndodhur “ajo dhe e gjithë familja e saj do të lëndohen shumë, ose do të vriten”, shkruan Independent, përcjell Klan Kosova.

Ajo e ka paditur Trump-in për dëmshpërblim prej 75.000 dollarësh.

Akuzuesja, e njohur si Jane Doe, tani 35 vjeçare, ka pasur në plan që publikisht të paraqitet për një konferncë për shtypë të mërkurën, por nuk e ka bërë këtë pasi ka pranuar “kërcënime të tmerrshme”.

Avokatja e saj, Lisa Bloom, ka thënë se ajo planifikon ta bëjë paraqitjen në një ditë tjetër.

Trump i ka mohuar fuqishëm akuzat në drejtim të tij, dhe avokati i tij, Alan Garten i ka quajtur ato “të krisura, iracionale dhe kategorikisht të pavërteta”.

Por, për muaj të tërë, ka pasur pyetje rreth asaj se ky rast nuk ka marrë vëmendjen e duhur të mediave.

Sepse, storia bëhet edhe më e vërtetë, pasi në një profil të një gazetë në New York për Epstein para se të shkonte në burg, tregohet se ai njihej me Trump-in.

“E kam njohur Jeff-in për 15 vjet, djalosh i mahnitshëm”, thuhet nga Trump.

“Është shumë mirë të jesh në shoqërinë e tij. Dihet madje se edhe atij i pëlqejnë femrat, po aq sa mua, dhe shumë nga to janë më të reja. Pa dyshime, Jeffery e do dhe e shijon jetën sociale”.

Deri tani 15 femra kanë dalë me akuza edhe publikisht duke thënë se Donald Trump ka sulmuar seksualisht ato.

Por, Trump të gjitha akuzueset i ka quajtur “gënjeshtare”. Por, duket se ekziston një arsye përse mediat kanë heshtur totalisht për rastin e dhunimit të të miturës, shkruan The Independent.

Një raporter në SHBA i ka thënë në baza anonimiteti Hufington Post-it se arsyeja përse nuk ka pasur mbulim më të mirë për këtë rast është se akuzuesja është një e panjohur dhe ajo ende nuk ka dalur publikisht asnjëherë.

Prandaj, duke u bazuar në ligjin në SHBA anonimiteti i akuzuesve për dhunim seksual ruhet, derisa akuzuesja të vendos vet të dal publikisht.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Senatorët republikanë e sfidojnë Trump, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se ...