Tronditëse/ Gruaja rrëfehet: Më rrihte edhe shtatzënë

dhune-gruajaIshte 37 vjeç kur takoi një të panjohur që pas 2 javësh do të bëhej bashkëshorti i saj. Një dasmë e vogël familjare, e pashoqëruar me celebrim, do të kthehej në dramën më të madhe të jetës së saj.

Ish-burri i saj sot, e dhunonte çdo ditë psikologjikisht, fizikisht, seksualisht edhe gjatë shtatëzanisë që zgjati vetëm 6 javë. Por, as dhuna e as humbja e foshnjës nuk do ta ndalonin atë të ikte dhe të denonconte dhunuesin e saj besnik. Ajo ia doli! Rilindi, për të jetuar një jetë të dytë, raporton TCh.

Gazetari: Sa kohë zgjati njohja juaj?

Gruaja e dhunuar: Një muaj. Ai kërkoi një martesë të thjeshtë, dukej një tip i fiksuar pas meje dhe të jepte përshtypjen e një personi shumë të mirë, në muhabet, në sjellje. Por në realitet ishte komplet ndryshe. Që ditën e dytë të martesës erdhi në shtëpi në orët e vona të natës, bërtiste, ulëriste. Unë i thosha ku ishe, ai më thoshtë ‘mbylle se do të të vras, do të të bëj copash’.

Gazetari: Me çfarë ju qëllonte?

Gruaja e dhunuar: Me shpulla dhe më tërhiqte prej flokësh e më përplaste tek krevati. Kryeja edhe qefet e tij, edhe pse isha shtatëzënë dhe e sëmurë.

Gazetari: Ju ka dhunuar edhe seksualisht?

Gruaja e dhunuar: Jashtë mase. Gjatë gjithë kohës. Nuk ishte njëherë një marrëdhënie me dëshirë, por diktati. Pasi ngela shtatëzënë dhuna filloi edhe më keq. Kur ia thash mendova se ai do të ndryshonte, por pikërisht atë ditë ai filloi të ulëriste më keq, më përplaste, më gjuante. I thash çfarë ke, se unë prisja të bënim një darkë gëzimi, por ai më tha ‘mbylle gojën se do të të vras, do të të shuaj me fis e me farë’. Thoshte që mund të më bënte çfarë të donte.

Gazetari: Sa zgjati shtatëzënia?

Gruaja e dhunuar: 6 javë, se kam dështuar.

Gazetari: E dinin vëllezërit që ai ju dhunonte rregullisht?

Gruaja e dhunuar: Pasi kam ngelur shtatëzënë iu kam treguar, sepse më parë ishte shumë shpejt që t’iu thosha. Pastaj, në sy të atyre ai sillej jashtë mase mirë.

Gazetari: Si reaguan?

Gruaja e dhunuar: Thjesht më thanë ‘jo, nuk mund të largohesh. Zgjedhja është të durosh’. Ai dilte punonte dhe nuk sillte asgjë në shtëpi.

Gazetari: Ku i çonte lekët?

Gruaja e dhunuar: Shkonte pinte. Ndava shqetësimin tim me pronarin e punës dhe ata më orientuan të njoftoja policinë, që erdhi më mori tek puna. Që atë natë jam strehuar tek qendra e grave të dhunuara.

Gazetari: Je gati për të ndërtuar një familje tjetër?

Gruaja e dhunuar: Për momentin nuk kam ndërmend. Dua të vazhdoj të eci përpara me një shkollë, me një punë që të çoj përpara ato ëndrra që kam lënë përgjysmë./Albeu.com/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet çifti i hajdutëve në kryeqytet, ja lista e vjedhjeve

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohen për disa ...