E tallte si obeze të shëmtuar, ja si hakmerret ajo ndaj ish të dashurit

Showbiz

mamaja-obezeNjë grua obeze është hakmarre ndaj ish-të dashurit të saj, i cili me heret e tallte për peshën trupore, duke humbur më shumë se 68 kg.

Ish-partneri i Alvina Rayne nga Philadelphia në Pennsylvania, e quante atë “copë të shëmtuar e të shëndoshë plehre” kur ajo ishte 124 kg, por kur ajo erdhi në formë ai u përpoq të rikthehej me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mamaja e dy fëmijëve peshonte aq shumë sa që detyrohej të blinte rroba burrash sepse ato të femrave nuk i bënin. Por në vitin 2009, Alvina vendosi ti jepte fund lidhjes së saj jo të shëndetshme me ushqimin dhe të linte të dashurin.

32 vjeçarja nisi një dietë ketogjenike me pak karbohidrate dhe humbi 68 kg.Tanimë ajo ka gjetur sërish dashurinë, me bashkëshortin e saj Sascha.

“Më kujtohet kur ish i dashuri më thoshte se nëse unë e lija atë askush nuk do më donte, dhe se isha e pavlerë, e shëmtuar dhe nuk do të humbisja dot kurrë në peshë edhe sikur të përpiqesha,” tha Rayne për Daily Mail.

ME TE LEXUARAT