Gruaja 117-vjecare: Ja cili është sekreti i jetëgjatësisë

gruaja-117vjecareKur Emma Morano erdhi në jetë, në Itali udhëhiqte akoma Umberto I, Fiati sapo kishte filluar të hidhte themelet ndërsa klubi futbollistik i Milanit donte edhe pak javë të krijohej.

Të martën kjo grua festoi 117-vjetorin e lindjes, duke kthyer kokën prapa tek një jetë që jo vetëm u shpalos në tre shekuj, por që u shënua nga një martesë abuzive, humbja e djalit të saj të vetëm dhe një diete që shumë do të konsideronin si aspak të balancuar.

Morano u bë këtë vit, gruaja më jetëgjatë ende e gjallë, pasi amerikania Susannah Mushatt Jones u nda nga jeta në muajin maj, dhe është njeriu i fundit i lindur në vitet 800-të që jeton ende.

Miq, fqinjë dhe mjeku i gruas u mblodhën në apartamentin e saj të vogël në qytezën e Verbanias ku jeton e vetme për t’i uruar ditëlindjen me një tortë të madhe.

Në një intervistë për “La Stampen” 5 vite më parë tha se i fejuari i saj kishte vdekur në Luftën e Parë Botërore dhe se ishte detyruar të martohej me një njeri që nuk e donte.

“Jeta ime nuk ishte shumë e bukur. U detyrova të punoja në fabrikë deri në moshën 65-vjeçare. Dikur këndoja. Kisha një zë shumë të bukur”, tha ajo.

Sekreti i jetëgjatësisë së saj duke se qëndron tek dashuria për vezët dhe përsëritja. Mjeku i saj thotë: “Kur e njoha fillimisht ajo hante 3 vezë në ditë, dy të pagatuara dhe një të skuqur. Sot i ka reduktuar në dy. Ha shumë pak perime dhe fruta. Elementi kryesor i dietës së saj është se ha çdo ditë të njëjtat gjëra”.

Emma kishte 8 vëllezër e motra, por fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk jeton më./tch

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Mbushin plot makinën dhe tentojnë të ikin pa paguar, ja c’u bën punonjësja e karburantit

Dy persona pasi kanë mbushur makinën e tyre me karburant kanë tentuar ...