Gripi, Shqipëria ndalon importon e shpendëve me këto shtete

dogana-kapshticeMinistria e Bujqësisë bën me dije se rikthehet sërish gripi i shpendëve në Europë, ndërsa Shqipëria ka ndaluar importin nga vendet e prekura. Ministria njofton se pas vitit 2006 rikthehet në Europë virusi H5N8.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë Shqipëria është e rrezikuar për shkak të shtegtimin të shpendëve të egra drejt lagunave. Për këtë arsye ky institucion ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjallë nga vendet e prekura.

Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve, të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhur.

Në tetor 2016, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pasagjerët e Rinasit nuk do të kontrollohen më në aeroportet tranzit

Shqiptarët së shpejti do të shpëtojnë nga kontrollet e vazhdueshme në udhëtimet ...