"Gripi i shpendëve" përhapet masivisht në veri të Europës

Bota

gripi-shpendeveEkspertët gjermanë të mjekësisë paralajmëruan për përhapjen e virusit të gripit të shpendëve në veri të Evropës.

Thomas Mettenleiter, president i Institutit Friedrich Loeffler, i cili monitoron shëndetin e kafshëve në Gjermani, ka lëshuar paralajmërimin të mërkurën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mettenleiter tha se virusi H5N8 është hedhur nga shpendët e egër te shpendët e vendit, në fermat në veri të Evropës.

Ai tha se virusi është zbuluar në dhjetë rajone të Gjermanisë prejse është regjistruar për herë të parë në vend, më 8 nëntor.

Raste janë raportuar edhe në vende të tjera të Evropës, përfshirë Danimarkën dhe Suedinë.

H5N8, i cili mendohet se nuk është i rrezikshëm për njerëzit, është gjetur për herë të parë në kufirin e Rusisë me Mongolinë, në muajin qershor.

Qysh atëherë, është gjetur edhe në Iran e Izrael.

ME TE LEXUARAT