Greqia e sjell me pranga, ky është personi që vrau burrë e grua

2
Kliko per me shume info

IMG-20161111-WA0004Autoritete greke kanë sjellë në Shqipëri një të dënuar me burgim të përjetshëm. 40-vjeçari nga Fieri, Feta Kaja është dënuar në vitin 2002 me burg për jetë, pasi është shpallur fajtor për një vrasje të ndodhur në vitin 1999.

Rreth orës 23:00 të datës 7 gusht, viti 1999, Feta Kaja, Viktor Pelivani dhe Jurgen Bacja hynë në banesën e Bajram Driza dhe Natasha Driza për të kryer vjedhje.

Pasi janë diktuar nga cifti në momentin e vjedhjes, Kaja ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy bashkëshortëve. Çifti Driza sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.

Deklarata e policise

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm.

Nga Specialistët e Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:

Feta KAJA, 40 vjeç, lindur në Fier.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Fier, me vendim nr. 44, datë 27.02.2002, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekje” parashikuar nga neni 141 i K.Penal.

Ky shtetas me datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 në fshatin Kallm, Fier, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë V. P dhe J. B kanë vrarë me armë zjarri shtetasit B. D dhe N. D, dhe më pas kanë vjedhur në banesën e tyre një shumë të konsiderueshme parash.

B. D dhe N. D, sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.

I ekstraduari, në Aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, iu është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here