Greqia nis “hakmarrjen”, kthen shqiptarët në kufi, reagon Tahiri

tahiri-greketSë paktu 60 shtetas shqiptarë janë kthyer ditët e fundit nga pala greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Pala greke u kërkon shuma të konsiderueshme parash, ndërsa lejohen të kalojnë vetëm ata që kanë dokumente të rregullta. Shumë prej të kthyerve thonë se u kanë vendosur kryq në pasaporta.

Ky fakt i tillë është pranuar edhe nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili i ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të shtetasve shqiptarë që po kthehen në kufi nga pala greke. Shqetësimin, ministrin ia paraqiti drejtorit të Policisë greke, Konstantinos Tsouvalas, gjatë një takimi në Tiranë.

Tahiri kërkoi nga pala greke të respektohet lëvizja e lirë e shtetasve në zonën “Shengen” dhe të mos kthehen shtetas shqiptarë në kufi pa shkaqe ligjore e të motivuara mirë.
Ministri i Brendshëm kërkoi të zhvillohen hetime transparente dhe të plota për 2 rastet e humbjes së jetës në rajonet e policisë greke të shtetasve Ilia Kareli dhe Pëllumb Marknikollaj, si edhe kërkoi të respektohen të drejtat themelore të shtetasve shqiptarë, pavarësisht faktit nëse janë të ndaluar ose arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese të Greqisë.
Ministri Tahiri u kërkoi autoriteteve greke të marrin të gjitha masat në mënyrë që të mos përsëriten raste të tilla në të ardhmen.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

korce-spital

Ngjarje e rëndë në Korçë, një 28-vjeçar tenton të mbysë me rrip babain e tij

Një ngjarje mjaftë e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Korcë. Bëhet ...