Raporti Shqipëri- Greqi, reagon Nazarko: ‘’ Rama i ‘’ftoi’’ grekët në provokacion.’’

UntitledDebati i fundit midis Shqipërisë dhe Greqisë ende po përflitet. Së fundmi për këtë pjesë reagoi dhe analisti Shpëtim Nazarko. Mes fjalësh ai tha se Shqipëria është vend i vogël dhe se nuk mund të hap ‘zjarr’. Po ashtu ai pohoi se kryeministri Edi Rama i ‘ftoi’ grekët në provokacion sa i takon çështjes së gravurës.
“Situata me Greqinë ka ndryshuar dhe nuk është më si më parë. Deklaratat e Blushit për Himarën ishin për votat, Ne kemi pasur probleme me Greqin dhe Serbinë, por Rama imponoi të diskutohej për Trepçën. Ne mund të flasim për nacionalizëm dhe patriotizëm, pro nëse nuk shfrytëzojmë interkonjeksionin me Serbinë, këto terma janë përralla, të vdekura. Në momentin që Greqia kërcënon deri me veto, siç thoshte Milo, atëherë Greqia e ka keqe me Maqedoninë, me ne, apo dhe me BE për shkak të borxheve. Në momentin që ti zgjedh kur je i vogël, nuk mund të hapësh dy fronte njëherësh. Lojtarët e mëdhenj mund të luajnë dy fronte njëherësh. Por ne se bëjmë dot. Kur je vend i vogël, nuk mund të hapësh dy zjarr njëherësh, pasi kemi probleme me pronat çame në Greqi, madje dhe me Serbinë. Lëvizja, diplomacia e Shqipërisë ka arritur një traktat miqësie që nuk ka arritur të bëjë asgjë për ligjin e luftës.”, tha Nazarko.

Pasi u pyet për qëndrimin e tij në lidhje me koalicionin PS-LSI, Nazarko pohoi se: “Nëse ti heq metën nga LSI, nuk ka më LSI. Nëse heq Metën nga qeveria, po të shohim numrat, nuk llogarisim këtë. Janë edhe ata të PDIU-së. Vetë LSI ka marrë 20 deputetë, por 10 ja ka dhënë sistemit.”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama2016

Replikat në “FB”, qytetari: Injorantë, sahanlëpirës! Rama: Mos e lësho gjuhën!

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjetin social Facebook me një qytetar ...