Incidenti në kufirin me Greqinë, Ndoka: Polici më pyeti je me Ramën apo Berishën

nard-ndokaKryetari i PDK-se Nard Ndoka ka sqaruar një incident me një polic grek para disa javësh në pikën kufitare të Kakavijës.

Pavarësisht se mbante pasaportë diplomatike demokristiani ka sqaruar se është pyetur nga polici grek se me kë ishte politikisht, me Ramën apo Berishën.

Duke folur në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në “Report Tv”, Ndoka shpjegoi se kjo situatë vjen për shkak të tensioneve të kohëve të fundit mes dy vendeve.

Ndoka tha se nëse do të kishte thënë që ishte me Ramën polici grek do ta kishte sorollatur më gjatë në pikën e kufirit.

Kryetari i PDK theksoi se këto probleme dhe tensione mes dy shteteve ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e emigrantëve shqiptarë.
Ndoka tha se i ishte përgjigjur pyetjes së policit grek kështu: “I thashë që unë jam kryetari i PDK-së”.

Kliko per me shume info

One comment

  1. As ky nuk e din
    Sa me ballin sa me komunizmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

berisha-kuvend

Çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend…Ministri i Ramës: Sali Berisha të dua!

Edhe seanca e djeshme në Kuvend është shoqëruar me debate mes Ramës ...