Greqi, ekzekutohet me armë zjarri 32-vjeçari shqiptar (Emri)

Aktualitet

UntitledNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë ku   një 32-vjecar nga Shqipëria është ekzekutuar me breshëri plumbash në automjetin e tij. Mendohet se ngjarja ka në orët e para të mëngjesit në Keratsini.

Mediat greke pohojnë se Rigert Dervishit i është bërë atentat nga dy persona ende të paidentifikuar, të cilët ishin në një tjetër automjet. Ndonëse ai është dërguar në spital, i riu ka humbur jetën rrugës. Pas këqyrjes në vendin ku ndodhi krimi, policia gjeti 10 gëzhoja arme, të kalibrit 9 mm. Sipas mediave greke, shqiptari nuk rezulton person me precedent penale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, të blutë në Athinë raportojnë se në këtë zonë ka ndodhur një tjetër ngjarje, pasi policia u njoftua për grabitje të një banese.

Bëhet e ditur se sapo forcat policore mbërritën në vendin e ngjarjes, ata u përballën me grabitësit, të cilët hapën zjarr ndaj tyre. Ndërkohë, po hetohet nëse këto ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën apo jo.

ME TE LEXUARAT