Grekët diskutojnë VETO-n e bllokimin e negociatave Shqipëri – BE

Kliko per me shume info

grekettRaporteri i Shqipërisë në Parlamentin Europian Knut Fleckentein i kërkoi sot Komitetit të Jashtëm të PE që të hapë dritën jeshile për nisjen e negociatave me Shqipërinë. Ai tha se Shqipërisë mund t’i kërkohen të përmbushë kriteret në reformën në drejtësi dhe ndërkohë negociatatat të hapen.

Por eurodeputetët grek duket sikur kanë zbrazur gjithë zemërimin në këtë komitet duke bërë thirje për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë që sipas tyre nuk i ka përmbushur kriteret.

Kliko per me shume info

Madje, në komitet kishte edhe nga ata deputetë që paralajmëruan se do të vendosnin VETON për integrimin e Shqipërisë nëse ky vend nuk i përmbush kriteret e kërkuara.

Eurodeputetët grekë gjithashtu thanë se nuk është normale që në Shqipëri qarkullon ideja e Shqipërisë së madhe pasi kështu rrezikohet stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Nga ana e tij, raporteri i Shqipërisë Fleckenstein kishte një përgjigje për eurodeputetët grekë për të cilët tha se janë shfaqur shpesh herë problematikë kur flitet për anëtarsësimin e vendeve të tjera në BE.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here