Gjumë i qetë për gratë shtatëzënë, ndiqni këto këshilla…

111Gjatë 9 muajve të shtatzënisë trupi pëson një sërë ndryshimesh, falë të cilave ndryshon dhe stili i jetës së një femre. Me rritjen e barkut, zvogëlohet mundësia që një grua shtatzënë të flejë disa orë pa u zgjuar.
Shumë prej tyre, kanë frikë se mos lëndojnë foshnjen, ndaj Living u vjen në ndihmë të gjitha grave shtatzënë duke ndarë 5 këshilla të nevojshme për një natë të qetë.

1. Jastëkët

Vendosni disa jastëkë rreth vetes. Kjo do të largojë foshnjën nga diafragma juaj, do të zvogëlojë shtypjen dhe të lehtësojë frymëmarrjen tuaj. Mushkëritë do të jenë më të lira dhe nuk do të keni ndonjë dhembje.

2. Uji

Konsumoni ujë të mjaftueshëm gjatë ditës por shmangni konsumimin e tepërt të lëngjeve pas orës 18:00.

3. Qumështi

Para gjumit pini një gotë qumësht të pasterizuar. Laktoza në qumësht është sheqeri i cili stimulon insulinën që ndihmon proteinat, siç është triptofani të prodhojnë hormonet që janë përgjegjëse për gjumin e qetë.

4. Temperatura

Nëse mendoni se një dhomë e ngrohtë do t’ju ndihmojë të flini më mirë gaboni. Specialistët këshillojnë temperaturën që nuk e kalon 26 gradë Celsius.

5. Flini në anën e majtë

Është e këshillueshme të flihet në anën e majtë, sepse gjaku qarkullon më lehtë drejt mitrës në këtë pozicion. Në bark nuk do të mund të flini, por duhet te shmangni gjithashtu edhe pushimin në shpinë. Në atë pozicion pesha e mitrës shtyp enët e gjakut të cilën e ushqejnë placentën dhe zemrën.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Çifti më i famshëm në Shqipëri, Alma dhe Erioni shfaqen sërish, ja c’bëjnë në Fier

Momentalisht ata janë çifti më i famshëm në Shqipëri. Kjo pasi të ...