Grabitën bizhuteri e 1100 euro në banesë, kapen dy autorët në Shkodër

polic-shkoderVjedhin në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Burimet zyrtare thane se nga shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, më datë 27.11.2016, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve K.G. 14 vjeç, banues në Shkodër, M.K. 15 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policise, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në datë 26.11.2016, kanë kryer vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në banesën e shtetasit GJ.T. 31 vjeç, banues në Shkodër, ku kanë marrë 2 varëse floriri, 1 unazë floriri dhe një shumë prej 1100 Euro.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua njëra nga varëset e floririt, e cila iu gjet shtetasit K.G.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 134 e 25 të Kodit Penal”, thekson policia.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Emri/ Personi i shumëkërkuar në Itali arrestohet në Fier

Një i ri nga Fieri që kërkohej në Itali për pjesëmarrje në organizata ...