Grabitet e mbahet peng 35-vjecari ne Pogradec, shpallet ne kerkim autori

Kliko per me shume info

grabitja-korceVjedh me dhunë dhe mban të izoluar nën kërcënimin armës, një person. Policia shpall në kërkim autorin e ngjarjes.

Policia njoftoi se Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit :

Kliko per me shume info

Fation Bono, 26 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimit kundër personit)

Procedimi ndaj tij filloi pas, kallëzimit të bërë nga shtetasi L.M, 35 vjeç, i cili ka deklaruar se shtetasi Fation Bono duke përdorur dhunë fizike, si edhe duke e kërcënuar me armë i ka përvetësuar këtij të fundit rreth 15 m sterë dru zjarri nga banesa e tij dhe më pas e ka mbajtur këtë shtetas të izoluar rreth 2 orë nën kërcënimin e armës, në vendin e quajtur “Gurore” mbi fshatin Vërdovë.

Nga ana e Policisë, po vijon puna për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga nenet 139 e 110 të Kodit Pena.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here