Grabitja e karburantit, policia: Dyshojmë për përfshirjen e punonjësve

Aktualitet

karburanti16Rreth dy million lekë të vjetra u grabitën bashkë me kasafortën tek karburanti në Urën e Dajlanit. Policia e Durrësit tregon se gjithashtu janë marrë dhe një sasi tollonash që shërbenin për furnizimin me karburant. Ndërkohë, janë marrë në pyetje të katër punonjësit të cilët ndodheshin në orarin e punës përgjatë orëve të natës kur u grabit karburanti në autostradën Tiranë- Durrës. Po ashtu ata kanë deklaruar se nuk kanë konstatuar ndonjë person të dyshimtë që vërtitej pranë ndërtesës ku punonin, por kanë dëgjuar thjesht një zhurmë rreth orës 02:00, por nuk kanë menduar se bëhej fjalë për një vjedhje. Policia ka dyshimet e saj se punonjësit janë të përfshirë në vjedhje, por janë hetimet që do të nxjerrin konkluzionet më pas. Tregohet se momenti kur kanë konstatuar vjedhjen ka qenë ora 05:00 e mëngjesit të sotëm, ku dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

ME TE LEXUARAT