Grabitet banesa e deputetit të PS-së në mes të Tiranës, ja cfarë morën hajdutët

tirane-policiaGrabitet banesa e deputetit socialist Namik Kopliku. Sipas burimeve grabitësit ende të paidentifikuar kanë shqyer derën e banesës së deputetit që ndodhej tek “Myslym Shyri” në Tiranë.

Mësohet se ata kanë marrë disa bizhuteri me vlerë. Denoncimi në Polici është bërë nga vetë deputeti dhe Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sakaq, socialisti thotë për Report Tv se nuk ishte në banesë kur ka ndodhur ngjarja. “E zbuluam në drekë, kur u kthyem në banesë dhe kuptuam që na kishin marrë bizhuteri, ora dore e pak para”, ka deklaruar Kopliku.

/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Policia sekuestron 104 kg kanabis, arrestohet grekja dhe dy shqiptar

Policia greke ka mundur të sekuestrojë një sasi prej rreth 104 kg ...