Grabitësit vrasin me armë punonjësin e karburantit në Sarandë, foto nga vendi i krimit

karburantiiiPolicia e Sarandës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e një punonjësi të një pike karburanti. Behet me dije se shtetasi Artan Hoxha, 44 vjeç, u vra rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë”, ndërsa ishte duke punuar.

Policia thotë se një person, ende i paidentifikuar, i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur pikën e karburantit. Ai ka qëlluar me çifte 44-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia e Sarandës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e një punonjësi të një pike karburanti. Artan Hoxha, 44 vjeç, u vra rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë”, ndërsa ishte duke punuar.

Policia thotë se një person, ende i paidentifikuar, i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur pikën e karburantit. Ai ka qëlluar me çifte 44-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, me skafantë në kokë dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60 mijë lekë.

Policia thotë se hetimet janë në vazhdim dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë. Disa pika kontrolli janë ngritur për të kapur autorin.

Artan Hoxha është viktima e parë, nga grabitjet e pikave të karburanteve.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...