Kercenojne e grabisin 18-vjecarin, bien ne pranga dy autoret ne Tirane

10
Kliko per me shume info

polici-tiraneDy persoba u arrestuan per kanosje dhe grabitje ne Tirane.
Policia informoi se me datë 06.11.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

1.Albin Zeqirllari, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Kliko per me shume info

2.E. K., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, më datë 05.11.2016, ka bërë kallzim shtetasi F. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë. Në afërsi të Sheshit “Nënë Tereza”, pas një mosmarrveshje, shtetasit Albin Zeqillari dhe E. K., e kanë kanosur si dhe goditur, duke arritur ti marrin,aparatin telefonik të markës “Samsung”, një orë dore të tipit “Guess” dhe një varse floriri. Sende të cilat do tia kthenin pasi F. Sh., ti jepte shumën prej 20.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan:
– Një orë dore e markës “Guess”
– Një celular i markës “Samsung Galaksi S4”.

Materialet i kalopjne Prokurorise Krimeve te renda per vepren penale “Shtrëngim me anë të kanosjes, dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunum, parashikuar nga neni 109/b-25 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here