Google hedh në treg aplikacionin e ri për shërbimin e pagesave

send-moneyMe prezantimin e Android Pay, shërbimi aktual i pagesave të Google, Wallet, pësoi disa ndryshime drastike gjatë muajit maj të vitit të kaluar.

Android Pay u vendos në fokus të platfomave virtual të pagesave duke konkurruar në mënyrë të drejtpërdrejtë me Samsung Pay dhe Apple Pay.

Ndërsa Google Wallet u shndërruar në një aplikacion nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të dërgojnë dhe marrin para brenda pak minutave. Ndërsa sot ekipi i zhvilluesve të Google Wallet sapo prezantoi aplikacionin e ri në ueb, shkruan PcWorld.

Kjo lëvizje e re e vendos shërbimin në kurs “përplasjeje” me PayPal dhe Venmo. Tashmë shërbimin i transfertës së parave të Google lehtësisht mund të matet me atë PayPal në mos më mirë.

Që të dy shërbimet janë intuitive, të sigurta dhe të lehta për tu përdorur por Wallet ka një avantazh, transferon paratë në llogarinë tuaj bankare. Ueb aplikacioni është i thjeshtë dhe rrethohet nga elementët e dizajnit material. Thjesht vendosni shumën dhe klikoni butonin “Send”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohet telefoni i parë i “Porsche Desing”

Quhet Porsche dizajn Huawei Mate 9 i cili vie më një pamje ...