Transportonin drogë për në Itali, trafikantët djegin gomonen gjatë ndjekjes në det

gomonja-drogeNjë gomone është djegur paraditen e kësaj të hëne në ujërat e detit Jon, në afërsi të Karaburunit.

Policia bën me dije se, gomones i është vënë flaka kur ndodhej në afërsi të Gjirit të Gramës, pasi po ndiqej nga policia.

Personat që ndodheshin në bord e kanë braktisur mjetin dhe nuk janë identifikuar ende, ndërsa policia dyshon se në të po transportohej drogë.

Gomonja u dogj nga skafistet, te cilet po ndiqeshin nga policia kufitare e Vlores dhe Guardia Di Finanza. Mjeti lundrues u pikas gjate nates ne brigjet e Vlores, por autoret arriten te largoheshin.

Pas disa ore kerkimi, policia kufitare gjeti skafin e djegur ne gjirin e Grames ne Karaburun. Autoret ishin larguar, kurse ne mjet eshte gjetur edhe sasi kanabis e djegur.

Dyshohet se gomonia kishte ardhur nga Italia per tu ngarkuar me droge ne Vlore, megjithate policia ende nuk ka identifikuar autoret.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

korce-gruaja

Ngjarja makabër në Korçë, nëna e fëmijëve punonte në lokal nate(Foto)

Zbulohen të tjera detaje për ngjarjen makabër të ndodhur gjatë orëve të ...