Gomonia e djegur në Vlorë, zbardhen detaje të reja

Aktualitet

UntitledGomonia e gjetur e djegur ditën e shkuar në Gjirin e Gramës është akoma nën hetim. MËsohet se Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me këtë cështje. Sipas burimeve, Policia Kufitare sapo kishte pikasur një mjet lundrues që lëvizte në këtë zonë është vënë në ndjekje të saj bashkë me Guardia di Financa-n.

DEKLARATA E POLICISË KUFITARE

Mbi bazën e informacioneve të marra më parë, efektivat e Policisë Kufitare të D.R.K.M Vlorë kanë nisur një operacion gjatë natës së datës 13 Nëntor dhe paradites së datës 14 Nëntor. Mjetet detare të Policisë Kufitare Vlorë e Dhërmi dhe të Guardia di Finanza-s, janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues. Gjatë mesditës së datës 14 Nëntor Shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Dhërmi kanë konstatuar në sektorin Rrugët e bardha -Gjiri Gramës, në vendin e quajtur “Gjiri Shën Andreas”, Karaburun në breg, një mjet lundrues tip gomone, i cili po digjej dhe në afërsi të tij disa qese dhe thasë plastmasi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përshkrimi i mjetit lundrues përputhej me informacionin që dispononte Policia dhe që ishte vënë në ndjekje të tij. Menjëherë nga DVKM Vlorë, u morën masa dhe me mbështetjen e D.V.P. Vlorë dhe Delta Force dhe Guardia di Finanza, u ushtruan kontrolle nga deti dhe toka për personat që dispononin këtë mjet lundrues dhe që i kishin vënë flakën për t’i shpëtuar Policisë. Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor rezultoi se mjeti ishte tip gomone, me gjatësi 12 metra, me dy motorë të markës Mercury” me fuqi motorike 350hp i cili në pjesën fundore ishte i djegur plotësisht ndërsa në bordin e mjetit vazhdonte të digjej një lëndë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Në vendin përreth gomones gjendej e përhapur dhe në thasë plastike lëndë e dyshuar Cannabis Sativa dhe qese plastike të ambalazhuara me mbishkrime në gjuhën Italiane. Po gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar u gjetën edhe disa pako të mëdha me lëndë narkotike. Përreth vendit ku u konstatua gomonia si dhe në zonën e pyllëzuar u gjet dhe u sekuestrua rreth 224 kg lëndë narkotike. Nga Policia po vijon krehja e zonës për kapjen e personave të dyshuar. Provat materiale të gjetura në vendngjarje u transportuan nga Mjeti i Delta Forcë dhe mjeti i Guardia di Finanza, për në Vlorë dhe ju kaluan për veprime të mëtejshme proceduriale Seksionit të Narkotikëve në D.V.P Vlorë. Po punohet për identifikimin e mjetit lundrues dhe të autorëve të kryerjes së kësaj vepre penale. Veprimet dhe verifikimet u bënë bashkë me Nuklin e Guardia di Financa të Vlorës.

ME TE LEXUARAT