Volkswagen zyrtarisht prezanton modelin e ri të "Golf"

Teknologji

GOLF-I-RIVersioni i fundit i Golf të cilin Volkswagen e ka quajtur Mk7.5, vjen me teknologji të komandimit me anë të gjesteve të sistemit të kontrollit brenda veturës.

Ky është model i ndërmjetëm deri në modelin e ri të Golf Mk8 i cili do të vijë vitin e ardhshëm.

Motorit të tanishëm 1.0-litër me benzinë, 1.6-litër dhe 2.0-litër me naftë do tu shtohet edhe motori 1.5-litër TFSI Evo i cili do të prodhoj 110 kW/150 PS dhe shpenzime mesatare prej 4.9 l/100 km, transmeton Express. Ky motor vjen me teknologjinë Active Cylinder Management (ACT) ku në varësi të ngarkesës motori mund të punoj me vetëm 2 cilindra nga 4 sa i ka gjithsejtë. Më vonë do të shtohet edhe versioni BlueMotion i cili do të prodhoj 96 kW/130 PS me shpenzime mesatare prej 4.6 l/100 km.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Versioni Golf GTI vjen me motor me fuqi 169 kW/230 PS dhe 180 kW/245 PS (GTI Performance) të cilat fuqinë tek rrotat e transmetojnë me anë të transmisionit DSG me 7 shpejtësi i cili gradualisht do të zëvendësoj transmisionin aktual DSG me 6 shpejtësi.

Tabela e instrumenteve është tërësisht digjitale ku navigimi mund të shihet në format 2 apo 3 dimensional. Sistemi i argëtimit dhe kontrollit është zëvendësuar me ekran 6.5 deri në 9.2 inç madhësi. Ky ekran mund të kontrollohet me prekje apo edhe me anë të gjesteve, pra duke lëvizur dorën pa e prekur fare ekranin.

Dritat LED janë risi në këtë model, po ashtu janë shtuar edhe Lane Assist plus ACC, Emergency Assist, Trailer Assist (sistem asistimi për rimorkio), Park Assist 3.0 (parkim dhe manovrim gjysmë automatik).

ME TE LEXUARAT