Shokuese, 53-vjeçari vdes nga një goditje e vetme në kokë, arrestohet autori

policia-vloreNjë 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Viron Dukaj, pasi personi që goditi ndërroi jetë në spital.
Policia e Vlorës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”, ku Vironi pas një konflikti për motive të dobëta dhe në gjendje të dehur, ka goditur me grusht të fortë në fytyrë shtetasin me inicialet Th. Gj, 53 vjeç. Ky i fundit ra në tokë pa ndjenja.
53-vjeçari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Vlorës, është kthyer në shtëpi pa probleme. Por vetëm gjatë natës gjendja e tij është përkeqësuar dhe familjarët e kanë dërguar sërish në spital.

Rreth një orë më vonë spitali konfirmoi dhe vdekjen e tij. Ndërkohë sipas policisë, pritet që autopsia mbi trupin e të ndjerit të përcaktojë dhe shkaqet e vdekjes. Aktualisht Dukaj është në burg.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

shembje-inuk

Luftë me IKMT për murin pa leje, tre në pranga në Tiranë

Kundërshtojnë vendimin e I.K.M.T., për një mur pa leje, bien ne pranga ...