“Goditi me grusht ministrin Beqaj”, byroja jep dënimin për Palokën

Seanca në Kuvend, momenti kur Paloka godet ministrin Ilir BeqjaDebatet dhe incidentet në senacën e kaluar plenare përfshinë keq disa deputetë. Në fillim të seancës, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj iu drejtua foltores së Kuvendit për të marrë fjalë, por kjo gjë është kundërshtuar nga deputeti demokrat Edi Paloka, i cili e ka shtyrë dhe goditur lehtë ministrin. Duke reaguar menjëherë, deputeti socialist, Taulant Balla, e quajti këtë një incident të rëndë, ku sipas tij, kreu i grupit të PD-së e goditi me grusht ministrin e Shëndetësisë.
Ndërkohë, një grup deputetët të PS kanë depozituar një letër drejtuar Byrosë së Kuvendit, duke i kërkuar që të mblidhej urgjent për të shqyrtuar këtë rast.
Pas kërkesës së PS për vendosjen e një masë ndaj deputetit Paloka, Byroja e Kuvendit u mblodh paraditen e sotme dhe vendosi ta përjashtojë për 5 ditë.
Po në seancën e së enjtes, u përjashtua edhe deputeti Flamur Noka, pasi u paralajmërua disa herë nga nënkryetarja Valentina Leskaj, për të mos shkelur rregulloren.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...