Qeveria shqiptare paguan 1.3 milionë euro për gjyqin me Francesco Becchettin

Kliko per me shume info

bechetMe vendim te Qeverise shqiptare Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë i është shtuar në buxhetin e këtij viti, një fond prej 1 175 000 eurosh dhe 125 000 dollarësh për kryerjen e pagesave të faturave avokatore qe perfaqesuan Shqiperine në arbitrazh kundër kompanive të  biznesmenit italian Francesko Becchetti.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të marrë sot (2 nëntor), thuhet se fondi në fjalë përballohet nga rezervat e buxhetit të shtetit.

Kliko per me shume info

Biznesmeni italian ka çuar në arbitrazh ndërkombëtar vendimin e qeverisë shqiptare për hidrocentralin e Kalivaçit, një vepër kjo e papërfunduar.

Biznesmeni italian kërkon një shumë prej 160 milionë eurosh nga shteti shqiptar. Ndaj biznesmenit është lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Tiranës por pas arrestimit te tij ne Angli po vazhdonje procedurat e ekstradimit.

Prokuroria dergoi ne gjyq biznesmenin më 11 dhjetor 2015, duke e akuzuar për një skemë mashtruese të kompanisë “KGE” me vlerë rreth 38 milionë euro si edhe shmangien e mbi 5 milionë eurove detyrime tatimore, për të cilët është marrë i pandehur shtetasit Francesko Beketi dhe disa persona të tjerë fizik dhe juridikë.

Prokuroria e Tiranës ka ngritur 4 akuza në drejtim të Francesco Becchettit “Falsifikimi i dokumenteve” tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” kryer në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, për të cilat është hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here