Gjykata lejon ngrirjen e 14-vjeçar që shpreson të ringjallet pas 2 shekujsh

Soft

vajza-ngrirjeNjë gjykatës britanik ka dhënë një vendim sa historik, aq edhe të kontestueshëm duke i njohur të drejtën një 14-vjeçareje të sëmurë termale me kancer që të vendoset në gjendje të ngrirë frigoriferike me shpresën e gjetjes së një kure në të ardhmen.

Vajza, emri i së cilës nuk bëhet publik për arsye ligjore, kërkesën e saj ua kishte bërë me dije fillimisht prindërve të divorcuar. I ati i saj ishte kundër kësaj ideje, ndërsa mamaja e mbështeste dëshirën e vajzës. Në këto kushte, e reja iu drejtua gjykatës me një letër prekëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk dua të vdes, por jam e vetëdijshme se kjo do të ndodhë, Dua të jetoj më gjatë, të shijoj jetën dhe kërkoj që të më jepet kjo mundësi”, shkruante ajo në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë në Britani.

Ky ishte momenti i ndërhyrjes së gjykatësit, Justice Peter Jackson, i cili vendosi që vetëm mamaja e vajzës të njohur me inicialet J.S. kishte të drejtë të vendoste nëse ajo do të vendosej në gjendje kriogjenike apo jo.

Vajza humbi betejën me sëmundjen më 17 tetor të këtij viti dhe pak sekonda pasi ajo mbylli sytë, mjekët zbatuan vendimin e gjykatës dhe kërkesën e 14-vjeçares, duke e vendosur në gjendje të ngrirë me shpresën e ringjalljes në të ardhmen.

Ajo është fëmija i vetëm që vendoset në këtë gjendje, ndërkohë që numri total i personave që kanë zgjedhur këtë rrugë me shpresën e ringjalljes në të ardhmen, shkon në disa dhjetra.

“Unë po vdes, por do të rikthehem pas 200 vjetësh”, ishin fjalët e fundit të 14-vjeçares thënë për një të afërm të saj.

ME TE LEXUARAT