Iu gjet tritol në banesë, Gjykata lë në burg ish- ushtarin e ISIS-it

gjykataaaPasi kontrollit në shtëpinë e tij duke gjetur tritol, Gjykata e Pogradecit lë në burg ish-luftëtari i ISIS, 29-vjeçari Ervin Duka. Ai u arrestua me tritol në banesë pak ditë më pare pasi iu gjet një sasi e madhe tritoli në banesë. MËsohet së fundmi se Gjykata e Pogradecit la në fuqi masën e kërkuar nga prokuroria ‘Arrest në burg’ për të riun e paralizuar nga fshati Guras. 29-vjeçari Ervin Duka, prej disa ditësh ishte kthyer nga Siria, ku kishte shkuar bashke me disa të rinj të tjerë. Ndërsa në vitin 2014, Duka u deklarua si një prej të plagosurve në Siri. Sakaq, policia e cilëson atë si një person me rrezikshmëri të lartë. “Gjatë kontrollit të sotëm të policisë, në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale: Një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol, si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm, të cilat shtetasi i lartpërmendur i posedonte pa lejen e organeve kompetente”, thuhej në njoftimin e policisë gjatë momentit të arrestimit.

 

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Drejtori i CIA-s vizitë “sekrete” në Shqipëri, ambasada amerikane: Ja me kë u takua

Kreu i CIA-s amerikane zhvilloi nje vizite ne Shqiperi diten e sotme ...