Gjykata dha dënimin për ekzekutuesin e parukjeres, ja çfarë tha ai

parukjerja-lezheSot shkoi në Gjykatën e Lezhës 31-vjeçari Alfred Nikolli që vrau me dy plumba para tre ditësh parukjeren Etleva Ndoka në vendin e saj të punës, pasi kjo e fundit i kishte dhënë fund një lidhje jashtëmartesore me të.
MËsohet se Gjykata dha për të masën arrest me burg, ndërsa Nikolli për herë të parë shfaqi shenja pendese për krimin e rëndë. Ai tha para gjykatësve se ishte shumë i tronditur. “Jam shumë i tronditur, nuk mund të flas”,- ishin këto fjalët e tij para trupit gjykues.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë që tronditi gjithë qytetin e Lezhës ndodhi mëngjesin e sotëm në vendin e punës së parukjeres Etleva Ndokaj, 28 vjeç. Ajo u vra me armë zjarri nga 31-vjeçari Nikolli, me të cilin para një viti kishte ndërprerë një lidhje jashtëmartesore. Por ky i fundit nuk e kishte pranuar kurrë, e për këtë ishin konfliktuar disa herë, gjë që çoi deri në krimin e sotëm, kur ai hyri në parukjerinë e 28-vjeçares dhe e goditi me dy plumba nga mbrapa, në prani të një klienteje. Njëri plumb e preku në kokë dhe tjetri në këmbë, duke i shkaktuar plagë të rënda, prej të cilave nuk mundi të mbërrinte gjallë në spital.

ARRESTIMI
Autori i dyshuar u kap pak orë pas krimit, ndërsa në momentin që ka vënë re se po ndiqej nga policia, ka braktisur automjetin dhe u largua me vrap në drejtim të një përroi por është rrethuar dhe kapur në flagrancë nga efektivët e policisë. Shtetasi Alfred (Bardhok) Nikolli, 31 vjeç, banues në Lezhë dyshohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetase

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kuvendi-2016

Kuvendi miraton ne parim projekt-buxhetin e vitit 2017 dy ore pas mesnate

Pas nje seance maratone Kuvendi votoi ne parim projekt buxhetin e vitit ...