Gjykata le në burg mjekun e ndaluar për terrorizëm, flet e ëma: Besimtar i devotshëm, e respekton gjithë zona

rekrutuesiiiBekim Protopapa i akuzuar për rekrutim shtetasish për xhihadizëm, arrestohet. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundim të hetimeve pavarësisht se ka mohuar akuzat.

Por këto akuza janë hedhu rposhtë nga nëna e Bekimit, teksa ka folur jashtë dyerve të Gjykatës pas vendimit. “Pyesni fshatarët se sa i ndihmon, shkoni në Reç, natën u shkon atje kur kanë nevojë, fëmijët i kanë sjellë t’ua vizitojë, ka mbaruar shkëlqyer shkollën e lartë dhe ka ikur nga Tirana në Rec ku nuk shkon askush dhe të ma marrin çunin këta… Ai është besimtar i devotshëm jo terrorist”,- ka thënë ajo.

Seanca u parapri nga masa të rrepta të sigurisë. Policia ka kryer një kontroll me qen anti eksploziv tek automjetet e parkuara pranë Gjykatës për Krimet e Rënda sot. Ndërkohë pritet masa edhe për 3 të arrestuarit e tjerë për terrorizëm: Xhezair Fishti; Medat Hasani dhe Ergys Fasllia.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Drejtori i CIA-s vizitë “sekrete” në Shqipëri, ambasada amerikane: Ja me kë u takua

Kreu i CIA-s amerikane zhvilloi nje vizite ne Shqiperi diten e sotme ...