Gjobëvënie për 20 kg drogë, gjykata lë në burg oficerin e policisë

krimet-e-renda-565x423FOTOJA SHOQERUESE E KETIJ ARTIKULLI, me titull “Gjobëvënie për 20 kg drogë, gjykata lë në burg oficerin e policisë”, ISHTE PUBLIKUAR GABIMISHT ME PARE. PERSONI I VENDOSUR NE ATE FOTO KA EMRIN E NGJASHEM POR NUK KA ASNJE LIDHJE ME ARTIKULLIN DHE ME NGJARJEN DHE AS ME PERSONIN QE PERMENDET NE SHKRIM. I KERKOJME NDJESE PERSONIT TE VENDOSUR GABIMISHT NE FOTO.

Artikulli:

Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të prokurorisë, caktoi masën e sigurisë “arrest me Burg” per shtetasin Emiljan Prenga, efektivit të forcave operacionale të policisë.

Sipas akuzës, Prenga i ka kërkuar me anë të kanosjes dhe armës në formën e gjobës një shtetasi një shumë prej 12 mijë euro. Për këtë fakt i dëmuari e ka kallëzuar në polici, ku edhe është arrestuar.

Sipas prokurorisë, rezulton se në verën e këtij viti Prenga ishte porositur nga i dëmtuari ti gjente 20 kg hashash kundrejt vlerës 12 mijë euro. Polici e kishte siguruar drogën por i dëmtuari kishte hequr dorë për blerjen e saj.

Kjo nuk i ka pëlqyer policit Prenga i cili me anë të kërcënimit kërkonte që ai t’ia paguante shumën e parave për blerjen e hashashit me argumentin se nuk e kthente tek shitësit përsëri.

Për këtë aresye, ai u arrestua dhe do të hetohet për “gjobëvënie”.abcnews

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Anonymous kërcënon i hap luftë qeverisë shqiptare, Manjani “viktima” e parë

Grupi i hackerave Anonymous ka bërë publik një mesazh shumë serioz dhe ...