Skandal në universitetin e Gjirokastër, disa degë vetëm me 7 studentë

Aktualitet

UntitledNë universitetet publike janë të lira ende sot 3.597 kuota (referuar të dhënave të Rrjetit Akademik Shqiptar). Alarmante është situata në universitetet e rretheve, të cilat rrezikojnë të kyçen, pasi kanë më pak se 40% studentë të regjistruar në krahasim me kuotat e pranimit. Në universitetin “Eqerem Çabej” ka degë që kanë vetëm 3 apo 7 studentë të regjistruar, gjë kjo që vë në dyshim ekzistencën e vazhdimësisë së tyre.

KUOTAT E LIRA & ALARMI

Në 12 universitete publike janë të lira 3.597 kuota, ku pjesën dërrmuese, me 2.510 kuota bosh e zënë 6 universitetet e rretheve. Po ashtu, ende në Universitetin elitar të Mjekësisë ka 91 kuota të lira, te Politekniku 280 kuota të paplotësuara, në Universitetin e Tiranës janë të paplotësuara 540 kuota. Nga tabelat e publikuara nga RASH, rezulton se preferencat e maturantëve për këtë vit kanë ndryshuar kryekëput. Kjo pasi, më të preferuarat me sa duket janë degët si Arkeologji, gjuhë Ruse, Frënge, si dhe gjuhë Spanjolle me profil gjuhë-letërsi dhe qytetërim hispanik, pasi janë të vetmet degë që i kanë plotësuara të gjitha kuotat. Ndërsa në Drejtësi janë ende 16 kuota të lira, në Punë Sociale 28, në Gazetari 13 etj. Edhe te Artet ka ende 45 kuota të lira, pasi nuk ka më kandidatë poshtë vijës. Kjo shifër te Artet ka rreth 5 faza 48-orëshe që përsëritet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe te Bujqësori janë ende 130 kuota të lira. Ndërkohë që, në universitetet e rretheve situata paraqitet më alarmante, pasi në disa prej tyre numri i studentëve të regjistruar nuk është as 50% i kuotave të pranimit. Përjashtim bën vetëm Universiteti i Durrësit, ku regjistrimet janë të kënaqshme, pasi janë të lira vetëm 236 kuota. Në Universitetin e Elbasanit janë të lira 413 kuota, në Vlorë 421 kuota, në Korçë 377 vende të lira ende, ndërsa në Shkodër janë 425 kuota të paplotësuara. Më problematik është Universiteti i Gjirokastrës, i cili disa nga programet rrezikon të mos i hapë fare, pasi ka vetëm 8 të regjistruar.

Në këtë universitet, nga 1.040 kuota pranimi, janë regjistruar vetëm 402 studentë, ndërkohë që vijon të ketë të lira 638 kuota. Kështu, në universitetin “Eqerem Çabej” janë regjistruar më pak se 40% e kuotave të pranimit, përkatësisht janë regjistruar 38.65% e studentëve. Ky nivel i regjistrimeve vë në pikëpyetje ekzistencën e këtij universiteti. Në degën Ekonomi Turizmi janë regjistruar vetëm 3 kandidatë, nga 50 kuota janë në total; në degën Matematikë-Fizikë, nga 60 kuota janë regjistruar vetëm 7 studentë; në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe janë regjistruar vetëm 14 studentë, nga 65 kuota pranimi. Po ashtu edhe në degën Fizikë dhe Teknologji Informacioni janë 14 studentë të regjistruar, nga 60 kuota pranimi. Me sa duket, ky proces dhe këto kritere të reja pranimi nuk dogjën vetëm studentët, por edhe universitetet./balkanweb/

ME TE LEXUARAT