Gjirokastër, shiu shkakton dëme në rrugën që të çon në Parkun Arkeologjik(Foto)

Aktualitet

15050051_334408176918485_199458320_nReshjet e dendura të shiut ditët e fundit kanë shkaktuar një problem në jug të vendit. Një rrugë është shembur. Bëhet fjalë për rrugën automobilistike që të çon në Parkun Arkeologjik të Antigonesë dhe lidh tre fshatra te njësisë administrative Antigone me qytetin e Gjirokastrës. Sipas të dhënave, rruga është bërë e pakalueshme për automjetet për shkak të shembjes së plotë të saj dhe rrezikshmërisë që paraqet. Në shkurt të këtij viti kjo rrugë dha shenjën e parë të shkatërrimit të saj, pas shembjes së asfaltit.

Bashkia e qytetit gjeti një zgjidhje provizore duke bërë sheshimin e pjesës së mbetur çka do të mundësonte kalimin me vështirësi të automjeteve. Por duket se u mjaftua me kaq, duke mos u kujdesuar për një zgjdhje përfundimtare të kësaj situate e duke lënë në harrësë këtë segment të rëndësishëm rrugor. Investimet e bashkisë së qytetit, pjesë e së cilës janë tashmë edhe fshatrat e kësaj njësie administrative kanë shkuar për rregullimin e qendrës së fshatit “Asim Zeneli”, ndërsa emergjenca të tilla si ky segment rrugor janë në planifikimet dytësore të Bashkisë Gjirokastër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rruga Asim Zeneli – Antigone, me gjatësi 8 km është inauguruar në vitin 2011 falë një investimi të qeverisë shqiptare me vlerë 280 milion leke. Kjo rrugë lehtëson komunikimin për 1200 banorë të fshatrave Asim Zeneli, Krinë, Tranoshishtë dhe Saraqinishtë.

ME TE LEXUARAT