Gjiknuri për statusin e naftëtarit: Paga minimale do të jetë 33 mijë lekë

Aktualitet

gjiknuriiiReth 5 mijë naftëtarë tashmë do të trajtohen me një status të veçantë. Në mbledhjen e radhës, qeveria do të miratojë draftin i cili do tu japë atyre një trajtim më të mirë financiar.

Paga minimale e një punëtori do të jetë 33 mijë lekë të rinj, dhe po ashtu do të ulet mosha e daljes në pension me 5 vite për çdo gjini.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Punëtorët e këtij sektori kanë mbi 20 vite që kërkojnë trajtimin me një status të veçantë për shkak të vështirësisë së punës.

Përvec përfitimeve në vlerë monetare, tashmë kompania duhet të paguajë edhe trajtimin shëndetësor të naftëtarëve. Fatura e kësaj nisme do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 4 milion dollarë në vit.

ME TE LEXUARAT