Gjermania dërgon tanket në kufijtë e Rusisë

tank-gjermanGjermania konfirmoi se do të dërgojë në Lituani, si pjesë e planit të NATO-s për të përforcuar mbrojtjen e vendeve anëtare Balltike, tanket e saj të famshëm Leopard 2.

Sipas planit të fundit mbrojtës të Aleancës, mbrojtja e Lituanisë është përgjegjësi e Gjermanisë dhe të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes gjermane tregoi sesa seriozisht e ka marrë këtë përgjegjësi.

Ministria konfirmoi për agjencinë e lajmeve DPA, se do të dërgojë vitin tjetër panzerat e saj, por pa përcaktuar numrin e tyre. Bashkë me tanket do të vendosen edhe një numër prej 650 ushtarësh, të cilët janë pjesë e planit të NATO-s për stacionimin e përhershëm të një trupe në këtë vend.

Kjo lëvizje e Gjermanisë është interpetuar nga mediat ruse si “rikthim edhe njëherë tjetër i panzerave gjermanë në kufijtë e Rusisë”, që nuk ndodhte që nga Lufta e Dytë Botërore.

Veç Gjermanisë, në përforcimin e aftësisë mbrojtëse të vendeve anëtare të NATO-s në Balltik do të angazhohen trupa edhe nga Britania e Madhe, Franca, Belgjika e vende të tjera të Aleancës. Gjithsesi, kjo prani ushtarake e NATO-s në rajon mbetet simbolike në krahasim me forcën e vendosur nga Rusia, sidomos në Kaliningrad.tch

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

parisi-grabitje

Tentativë grabitje në Paris, evakuohen 7 pengjet. Arratiset autori

Një agjenci udhëtimi ka rënë prè e një tentative grabitjeje gjatë pasdites ...