Detaje nga takimi/ Gjermania s’ka 7 pritshmëri por vetëm 1 kusht. Ja cili është

rama-merkelBurime të Ora News pranë qeverisë për takimin midis kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angel Merkel, bëjnë me dije se Gjermania mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë sapo të jetë përmbushur ligji i Vettingut.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga vendimi i dhjetorit, burimet thonë se Gjermania ka konfirmuar gatishmërinë për mbështetjen e rekomandimit të Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë sapo të jetë zbatuar ligji në falë.

“Këshilli pritet t’i kërkojë komisionit raportim për ecurinë e zbatimit të këtij kushti. Këshilli pritet te nxisë Komisionin qe te përfshihet në një proces të strukturuar me Shqipërinë për të mundësuar një përgatitje sa më të mirë në lidhje me detyrimet që burojnë nga procesi i negocimit. 4. Progresi i mëtejshëm në 5 prioritetet kyçe i rëndësishëm për avancimin në procesin e aderimit në BE”, thanë burime për Ora News.

Konkluzioni: S’ka 7 pritshmëri por ka 1 kusht (vettingu) për të hapur negociatat dhe natyrisht nevojitet progres i mëtejshëm për 5 prioritetet zbatimi i të cilave do vijoje edhe gjate procesit të negociatave për anëtarësim.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kokedhimaa

Kokëdhima: Koalicioni me PDIU-në është i gabuar

“PDIU nuk sjell nё Parlament asnjё vlerё tё shtuar pёr tё majtёn ...