Gjermania dëbon azilkërkuesit nga Ballkani, mes tyre shumë shqiptarë

azilkerkuesitNë Gjermani është rritur mjaft numri i dëbimeve të azilkërkueve të refuzuar. Sipas mediave dëbimet më të mëdha prekin azilkërkuesit nga Ballkani.

Numri i dëbimeve të personave pa të drejtë qëndrimi në Gjermani është rritur, në kuotën më të lartë që prej dhjetë vitesh.

Kliko per me shume info

Listën e personave të dëbuar, e kryesojnë madje me distancë prej grupeve të tjera azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit. Vetëm nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi janë dëbuar këtë vit 14.529 vetë, gati tre të kartëtat e rasteve.

LEXO EDHE:  Shkoi për zhytje me shokët, ja kush ishte kameramani i njohur që humbi jetën në Karaburun (FOTO)

Nga janari deri në shtator të këtij viti janë dëbuar gjithsej nga Gjermania, 19.914 të huaj nga Reublika Federale, ka bërë të ditur gazeta gjermane “Rheinische Post” duke u bazuar në të dhënat e policisë federale.

Po ashtu është dyfishuar edhe numri i azilkërkuesve të dëbuar nga Siria në 426 vetë, si edhe azilkërkues nga Afganistani. Jo të gjithë kthehen në vendin e tyre. Vetëm 27 afganë për shembull janë riatdhesuar, pjesa tjetër është dërguar në vende të tjera të BE-së apo vende të treta.

LEXO EDHE:  Kohë pranvere, mësoni si do të jetë moti

Madje deri në fund të vitit kjo shifër pritet të rritet deri në 26.500 vetë, kuota më e lartë që nga viti 2003. Vitin e kaluar janë dëbuar 20.888 persona./DW/

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here