Gjermania jo negociatave Shqipëri-BE, Basha: Lajm i keq, të bëhen reformat

basha-pdLajm të keq për të gjithë shqiptarët. Kështu e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike qëndrimin e Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

“Qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë është një lajm i keq për të gjithë ne. Lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sikurse u ripohua sot”.

Në një postim në “FB”, Basha thotë se “tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme dhe marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë”.

“Sot është koha për reflektim. Është koha që të gjjthë ne që duam ndryshimin e vërtetë të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme” përfundon Basha në reagimin e tij.

Grupi i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman do të votojnë kundër çeljes së negociatave mes Shqipërisë e BE-së.

Këtë e bëri me dije deputeti i Bundestagut Krichbaum, duke deklaruar se Shqipëria nuk i ka plotësuar 5 prioritetet.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ben Blushi publikon spotin e partisë: Ja pse jam “LIBRA”

Ben Blushi publikon spotin e partisë: Ja pse jam “LIBRA”

Kreu i Partisë më të re ‘Libra’ Ben Blushi ka publikuar sot ...