Gjermani, arrestohet grupi i katër grabitësve shqiptarë

Aktualitet

gjermanePolicia gjermane godet një grup shqiptarësh që merreshin me grabitje janë arrestuar nga policia gjermane.

Kater persona janë dërguar në qelitë e paraburgimit për vjedhjet e shumta në të kryera muajt e fundit në Heilbronn.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat gjermane shkruajnë se banda u zhvendos gjatë muajit shtator, ndërsa të gjithë hajdutët shqiptarë nga Kosova u arrestuan të shtunën e shkuar pas vjedhjes së një shtëpie në Bad Rappenau-Babstadt.

Të dyshuarit janë të moshës nga 20 deri në 40 vjeç, ndërsa ndaj tyre janë regjistruar të paktën 6 vjedhje dhe disa vjedhje të tjera në tentativë.

Të arrestuarit dolën përpara gjykatës të dielën, ndërsa ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.

Hetimet po vazhdojnë ende ndaj grupit për të zbuluar vjedhjet e tjera. Se sa kohë të arrestuarit do të qëndrojnë në paraburgim, hetuesit nuk ishin në gjendje për ta thënë të mërkurën. Tre prej të arrestuarve nuk kanë pasur vendbanim të caktuar.

ME TE LEXUARAT