Arrestohet dhe ekstradohet nga Gjermania dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit

UntitledNga specialistët e Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Petrit Çakraj (Cakraj), 46 vjeç, lindur në Tropojë. Çakraj është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare, pasi ka qenë dëshmitar kryesor në procesin kundër të pandehurve që janë dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit.
Me vendim nr.701-92 datë 08.07.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë” për Çakrajn.

Më 3 korrik të vitit të kaluar në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, Cakraj, i është prezantuar dy shtetasve kosovarë si punonjës policie dhe i ka marrë shtetasit Sh.L., sasinë prej 9200 Euro të cilat i mbanin në çantë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

KUSH ËSHTË PETRIT CAKRAJ
Në dhjetor të vitit 2014 Çakraj ngriti më këmbë policinë e Shtetit, gjatë një aksioni për arrestimin e tij në Tropojë.

46-vjeçari është i njohur për drejtësinë pasi ka qenë një nga dëshmitarët kyç në vrasjen e Azem Hajdarit si dhe i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë” dhe “Mashtrim”.

Në përplasjen me armë në dhjetor 2014, Policia tha se Çakraj qëlloi me armë ndaj bluve, por në një lidhje telefonike për Neës24 ai e mohoi kategorikisht këtë gjë.

Në maj të vitit 2014, Petrit Çakraj u arrestua te Ura e Dajlanit të Durrës ndërsa tentonte t’i jepte para një punonjësi policie për të mos i bllokuar mjetin, pasi Çakraj po udhëtonte pa patentë dhe pa asnjë dokument të mjetit.

Çakraj i ka paraqitur para punonjësit të policisë tre dokumente si oficer i antiterrorit, për një tjetër agjenci të huaj hetimi dhe zbulimi. Pas arrestimit, gjykata e shkallës së parë në Durrës vendosi “Hetim në gjendje të lirë”, por prokuroria apeloi sërish dhe gjykata e apelit vendosi shpalljen në kërkim dhe arrestimin e tij, por që nuk ka mundur të finalizohet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi Çakraj duke njohur dhe terrenin ka mundur t’i shpëtojë policisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nuk i ndalon efektivëve, Policia në ndjekje të 22-vjeçarit me “Volkswagen”

Një i ri nga Durrësi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve të ...