Gjendet skafi i humbur në detin shqiptar, dy persona në gjendje të rëndë

skafiiiEshtë gjetur dhe skafi i humbur më shumë se 10 milje larg ishullit të Sazanit, ku Ardian Jahaj dha në orën 06:00 të mëngjesit alarmin se i ishte mbaruar karburanti dhe kërkon ndihmë.

Jahaj ka njoftuar djalin e tij, e më pas ky i fundit ka njoftuar policinë kufitare. Menjëherë është njoftuar dhe ushtria.

Ilir Çobo, Kapiteni i anijes ushtarake “Iliria” ka thënë rreth orës 16:40 minuta se e kanë gjetur skafin me Jahajn në të dhe po e sjellin në Durrës.

Bashkë me Jahajn në skaf është edhe një qytetar italian. Të dy duket se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me heret ka qene ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli qe ka publikuar nje video nga oepracioni i FA ne kerkim te mjetit lundrues ne det.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjarje tragjike në Tiranë, makina përplas rëndë fëmijën

Një fëmijë mësohet se është përplasur nga një automjet pak minuta më ...