EMRI dhe FOTO/ Gjendet i vdekur në pyll teknologu i rafinerisë se naftës

shefo-duraj-teknologNjë 57-vjecar është gjetur i vdekur në pyllin e fshatit Kalenjë të Mallakastrës. Bëhet me dije se viktima është Shefo Duraj me profesion teknolog në uzinën e naftës në Ballsh.

Duraj ishte zhdukur prej ditësh dhe denoncimin në Polici e kanë bërë familjarët e tij, të cilët u shprehën se kanë humbur kontaktet në datën 20 nëntor.

Sipas informacioneve paraprake të policisë dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale.

Ekspertët e mjekësisë ligjore pritet të përgatisin një raport përfundimtar mbi shkaqet e vdekjes së 57-vjecarit. Trupi i pajetë u gjet nga një bari i zonës i cili njoftoi menjëherë policinë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rama kujton 4 të vrarët e “21 Janarit”: U vranë nga pushkët e pushtetit

Me rastin e protestës së organizuar sot nga Partia Demokratike, kryeministri Edi ...