I asgjësuan drogën, i riu humb 10 mijë € që kishte investuar, gjendet i mbytur në gjak

kanabisiFestim Kanushaj është vetëvrarë me armë zjarri, të cilën e mbante pa leje. Ky është konkluzioni i grupit hetimor në Policinë e Tepelenës.

Ky përfundim ka ardhur pas verifikimeve në terrenin ku është gjetur  32-vjecari dhe analizave balistike të armës së zjarrit dhe trupit të viktimës.

Ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar se qitja në trupin e tij është bërë në mënyrë të vullnetshme, pasi Kanushaj ka drejtuar pushkën në drejtim të kraharorit dhe distanca mes tytës së armës e trupit ka qenë jo më shumë se 1 centimetër.

Familjarët e të ndjerit, një ditë më parë, patën deklaruar se njeriun e tyre e kishin gjetur të mbytur në gjak, pasi kanë dëgjuar një të shtënë të vetme që ka ardhur nga pjesa e prapme e shtëpisë në fshatin Zhapokikë.

Ata kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë parë 32-vjecarin të shtrirë përtokë të goditur me armë.

Organi i akuzës në Gjirokastër po heton pisten se vetëvrasja ka ndodhur për arsye se viktima kishte shpenzuar 10 mijë euro për kultivimin e kanabisit në zonën e Luftinjës, e cila njihet si një ndër lokacionet me më tepër kultivime në rrethin e Tepelenës e rrjedhimisht edhe të Qarkut të Gjirokastrës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...