Gjedhët në Lezhë në rrezik, dhjetëra bagëti të infektuara

Kliko per me shume info

UntitledNjë lajm i keq vjen nga qyteti i Lezhës, ku mësohet se dhjetra krerë gjedhë janë prekur nga sëmundja e dermatozës nodulare.
Sëmundja është përhapur në masë, por më rëndë gjendja paraqitet në njësinë administrative të Shënkollit. Sipas burimeve, fermerët thonë se sëmundja është shfaqur prej gati dy javësh dhe ata kanë frikë të konsumojnë produktet e gjedhit, pasi mund t’u rrezikojnë shëndetin.
‘’Ka ardhur veterineri, i ka parë, na ka thënë të shkojmë të marrim një vaksinë për ulje temperature. Tjetër vaksinë nuk kemi bërë. Kanë pulla, fryrje. Kemi shpenzuar boll për to dhe përditë e më keq janë.
Kemi frikë me hëngër djathin, kosin, çdo gjë prej këtyre bagëtive.
Specialistë veterinerë pranë bashkisë Lezhë, e cilësojnë situatën alarmante dhe pasojë e mungesës së vaksinës.’’- raporton fermeri.

Gjovalin Kaceli: Dyshohet për sëmundjen nodulare të gjedhit. Na kanë munguar rreth 1000 doza vaksine, kjo ka çuar në këtë situatë. Është shfaqur sëmundja në ato kafshë që nuk janë vaksinuar.
Drejtoria e Bujqësisë në Lezhë thotë se janë marrë mostrat e analizave, të cilët janë dërguar në laborator dhe pritet përgjigjia për të përcaktuar diagnozen e saktë të sëmundjes që ka prekur gjedhin.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here