Zbulohet shqiptari “që mbyti” Greqinë me drogë, kodet e trafikantëve

policia-grekeDetaje të reja kanë dalë në lidhje me organizate kriminale shqiptare që u shkatërrua nga policia greke. Gazeta “Kathimerini”shkruan për kapon shqiptar, i cili njihet me emrin Genti.

Ai nuk ka shkuar asnjëherë në Greqi dhe informohej për veprimtarinë e bandës së tij përmes komunikimeve në celular.

Grupi kriminal përdorte kode për të mos u kuptuar nga policia, kur fliste për drogën dhe objekte të tjera. “Letra” përdorej për paratë, “qumësht, miell, kos dhe pulë” përdorej për kokainë, “djathi, proshutë” përdorej për kanabis, “shkolla” ishte burgu, “motor” përdorej për armët, “shteti” përdorej për policinë dhe
“gaz” përdorej për të shtënat me armë.

Policia greke thotë grupi vepronte në qendër të Athinës. Sipas autoriteteve, operacioni që zgjati disa muaj, kishte emrin e koduar “Kimera” (sipas mitologjisë, bisha me trup dhie e fytyrë luani që villte vazhdimisht zjarr nga goja). Fitimet e këtij grupi nga trafiku i drogës vlerësohen, sipas policisë, në 19 milionë euro.

Në 45 kontrolle të ushtruara në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4440 kg kanabis, 100 gr heroinë, një numër i madh peshoresh precizioni, 30.000 euro para cash, 10 automjete, dy motoçikleta dhe një furgon, citon klan.

Përveç drogës së sekuestruar, Policia deklaroi se grupi ka trafikuar gjithsej 1,5 ton kanabis, 16 kg kokainë, 500 gr heroinë. Pjesa më e madhe e drogës ishte sjellë nga Shqipëria, por sasi kanabisi kultivoheshin edhe në rrethinat e Athinës, në plantacione që tashmë janë zbuluar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...