Iu bë kontroll i rreptë nga policët në stadium, Gega shprehet: ‘’U mërzita pak sepse… ‘’

luiza2Nën kontrollin e policisë, stadium në Elbasan është gati për ndeshjen me Izraelin. Por, nga kjo rreptësi, Luiza Gega është prekur disi. MËsohet se nënkampionia e Europës ka shkuar atje për tu stërvitur, ndërkohë që policia i ka bërë kontroll. “Në fakt, nuk e prisja të më bënin kontroll, sepse dihet kush jam unë dhe për çfarë kisha shkuar në stadium. Më kontrolloi Policia e Shtetit, e cila ishte e shumtë në numër afër stadiumit. Ata më kërkuan emrin, mbiemrin dhe vendin ku banoja. Më pas kontrolluan edhe çantën.

 

Pasi u prezantova, u futa në stadium dhe fillova stërvitjen. U mërzita pak sepse doja të futesha shpejt në stadium për të shmangur shiun. Mua më kontrolluan, ndërsa trajnerin që erdhi më vonë nuk e kontrolluan”, ka thënë nënkampionia e Europës për “Panorama Sport”.

Kliko per me shume info

One comment

  1. sh mire pse duhet te perjashtoesh nga kontrolli ti , cfar ke teper tjereve , prandaj rri ne rresh me tjeret dhe mos u ndiej shume ok

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ky është goli më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Ky është goli më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Një gol spektakolar është shënuar në kampionatin e Kilit, në ndeshjen mes Universidad ...