Gazeta spanjolle: Penalltia më e cuditshme e vitit në Shqipëri-Izrael

alban-hoxha-penalltiGjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Izrael ka habitur të gjithë, perfshi dhe mediat spanjolle.

Gazeta spanjolle “Marca” i ka cilësuar si “katër minuta të çmendura”, në të cilën ndodhi gjithçka, simulim që nuk u ndëshkua, goditje e kundërshtarit me kokë, karton të kuq, dhe pritje e penaltisë nga portieri Alban Hoxha.

“Penaltia më e çuditshme e këtij viti” sipas të përditshmes spanjolle është ajo e shkaktuar nga Etrit Berisha në ndeshjen e ndaj Izraelit.

“Kur po zhvillohej minuta e 53-të rezultati ishte 0-1, dhe sulmuesi izraelit Zahavi u rrëzua brenda zonës së rreptësisë.

Berisha i nervozuar reagoi duke prekur me kokë Zahavin, por kjo i kushtoi karton të kuq dhe penalti për kundërshtarin. Veprim i pakontrolluar ky që detyroi portierin Alban Hoxha të futet në lojë.

Hoxha priti penalltinë e Zahavit, ndërkohë që Shqipëria pësoi më pas dhe dy gola duke e mbyllur 0-3 me dy lojtarë më pak në fushë. Çmenduri!”, shkruan Marca.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nuk pranon humbjen, “Bisha” godet vajzën pas ndeshjes

Andrew Whitney është një emër i njohur në botën e sportit të ...