Gabim në përkthim, ligji i Vettingut dërgohet për herë të dytë në K.Venecias

vettinguKëtë të mërkurë është nisur drejt Komisionit të Venecias një version me disa ndryshime të ligjit të Vetting-ut në gjuhën angleze. Shkak për këtë janë bërë vërejtjet që opozita kishte rreth draftit të dërguar më parë në Venecia.

Drafti i mëparshëm në anglisht ishte i EURALIUS, por demokratët gjetën në këtë material terma të cilët sipas tyre nuk janë përkthyer korrekt e që mund të ndikojnë në mendimin që do të japë Komisioni i Venecias.

Gjykata kontaktoi përkthyes të licensuar për të verifikuar versionin anglisht të ligjit dhe mësohet se përkthimi i disa termave të kontestuar nga opozita është korrigjuar. Ky material i është nisur tashmë komisionit i cili do të japë mendimin e tij në mbledhjen e datës 9 dhe 10 dhjetor.

Burime pranë PD-së i thanë ABCNeës se nuk është problem vetëm përkthimi në anglisht i ligjit, por edhe i Kushtetutës. Për këtë arsye, keshilltarët ligjorë të Partisë Demokratike kanë përgatitur dhe vetë një letër për Komisionin e Venecias.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

berisha-kuvend

Çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend…Ministri i Ramës: Sali Berisha të dua!

Edhe seanca e djeshme në Kuvend është shoqëruar me debate mes Ramës ...