Shpërthen futbollisti: Mos shkoni në Serie A, të trajtojnë si qen!

emanuelsonËshtë një sulm shumë i ashpër ai i Urby Emanuelson i cili gjatë një interviste për “Extra Time” ka akuzuar futbollin italian se nuk i jep hapësira futbollistëve sipas meritave. Hollandezi që sot luan me Sheffield Wednesday ka veshur gjithashtu edhe fanellat e Atalanta-s, Verona-s, Milan-it dhe Roma-s: “Në Itali futbolli është politikë, jo gjithmonë luajnë më të mirët, kanë rëndësi faktorë të tjerë. Si për shembull te kesh lidhjet e duhura, në aspektin miqësor dhe atë të të njohurve”.

Në veçanti Emanuelson duket i zhgënjyer nga eksperienca në kryeqytetin italian, nga e cila kujton: “Në javën kur më morën ata ishin në vendin e 6-të. Nuk bëhej më fjalë për konkurrencë, por për mbijetesë. E gjeta veten në tribunë, tek shihja skuadrën të luante si “qentë”, por asgjë nuk ndryshonte. Garcia më thoshte të kisha durim. Më pas, në momentin e ndërrimeve, zgjidhte gjithmonë dikë tjetër. 0 shpjegime, akoma më pak këshilla se ku duhet të përmirësohesha”.

Gjërat për hollandezin nuk shkuan mirë as tek Atalanta: “Vetëm që të largohesha do të pranoja gjithçka. Tek Atalanta nisa mirë, më pas Colantuono u shkarkua dhe Reja më tha se nuk kishte nevojë për mua. Ja ku u gjenda sërish jashtë. Apriori. Edhe në Verona ndodhi një ndryshim teknik pasojë e një sezoni të mallkuar për të gjithë. Në fund të turneut trajneri më rivendosi në pozicionin tim të origjinës, organizator ose lojtar krahu, por ishin lëvizje të nxitura nga dëshpërimi në një skuadër të destinuar të zbriste në B”. E vetmja eksperiencë italiane të paktën pjesërisht pozitive për Emanuelson ishte ajo te Milan-i: “Isha djaloshi përballë shumë kampionëve.

Pirlo, Ibra, Nesta, Thiago Silva, Seedord, Van Bommel. Dy të fundit më kanë ndihmuar shumë, kishte konkurrencë të fortë, por të shëndetshme. Kam luajtur më shumë se 100 ndeshje me Milan-in, nuk besoj se isha aq i dobët, edhe pse vitet e fundit shumë kanë thënë të kundërtën”. Megjithatë vlerësimi i hollandezit për futbollin italian mbetet shumë i ashpër: “Futbolli është një ambient hipokrit, është e vështirë të kesh miqësi dhe të takosh njerëz te të cilët mund të kesh besim.

Për të mos folur për etiketat…Elia te Juve? Dështim, por ndoshta të vendosësh një mesfushor të spostuar si të jashtëm në 3-5-2 nuk është mënyra më e mirë që ai të shfaqë karakteristikat e tij, e ndoshta nuk është faji i teknikut, nëse ai luan me një variant taktik dhe më pas mbërrijnë futbollistë me karakteristika të tjera”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...