Futbollisti blen një super-makinë, ja sa kushton “Mercedes GLS 4×4”

pogba-makineMakina e re e francezit Paul Pogba, e cila bën 0-60mph në 4.5 sekonda, ka kushtuar pak më shumë se gjysma e pagës së tij të madhe (220,000 £ në javë). Më në fund, transferimi më i shtrenjtë deri tani, në historinë e futbollit, ka blerë Mercedesin e parë në Premier League, i cili ka kushtuar 120.000 £.

Ish-lojtari i Juventusit ka qenë quajtur “Lady Penelope Pogba” nga tifozët e Manchester United, sepse udhëtonte me shofer që prej rikthimit të tij në “Old Trafford”. Por lojtari më i shtrenjtë në botë, në fund vendosi të derdhë pak më shumë se gjysma e pagës javore për të blerë një Mercedes të ri GLS 4 × 4.

Automjeti i ri luksoz i Pogba ka një shpejtësi maksimale prej 168 mph. Francezi e zbuloi atë dje në “Carrington”, ku mori kohë për të nënshkruar autografe për tifozët. Njëri prej tyre tha: “Pogba dukej i kënaqur që kishte tashmë makinën e tij të re, por po shpenzon më shumë kohë në vendin e pasagjerit.” Para se të nisej drejt Manchester United, te Juventusi kishte një “Volkswagen Polo”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Studimi/ Pacientët me kancer nuk duhet të konsumojnë çokollatë, ja pse

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i çokollatave dhe biskotave e ...